Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur nëntë predha dhe një fishek, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË:
· Prishtinë / 03.06.2024 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili është u kundër përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek. Rasti në procedurë hetimore.
Raport shtesë:
Prishtinë / 04.03.2024-10:00. Lidhur me rastin, me datë 03.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Reporteri.net/