×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagosen dy persona

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 23:12

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, sonte rreth orës 22:30.


    Siç njofton Policia, informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se lidhur me këtë rast, një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth  orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri  në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

    Informatat e para flasin për dy persona të lënduar  nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!