Duke komentuar takimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me emisarin special të presidentit të SHBA për negociata në mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, Guriq, i cili pretendon se ka marrë pjesë në këtë bisedë, ka thënë se delegacioni i Serbisë në Munih po përpiqet “t’iu prezantojë” bashkëbiseduesve nga komuniteti ndërkombëtar “se cila është situata me të cilën po ballafaqohen serbët në Kosovë dhe çfarë maltretime po përjetojnë”.
“Po përpiqemi që t’ia prezantojmë Grenellit dhe bashkëbiseduesve tjerë të rëndësishëm aspektin juridik, politik dhe moral të situatës”, ka pretenduar Gjuriq.
Ai ka vlerësuar si “shumë të rëndësishëm” faktin që në takim të Vuçiqit dhe Grenellit “është dërguar mesazhi i qartë” se taksat kosovare për prodhime serbe duhet të hiqen dhe se nuk duhet të ndërrohen me ndonjë masë tjetër të reciprocitetit të imagjinuar”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.