×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotësira

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 22:03

    Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Kryeministri, Avdullah Hoti, po mashtron popullin e tij, por edhe ndërkombëtarët për njohje të ndërsjellë të Serbisë.


    Sipas Gjuriqit një gjë të tillë Hoti vetëm po e parashikon. Ai ka thënë se do ta mohojë këtë gënjeshtër të Hotit.

    ”Pa marrë parasysh sa herë ai e përsërit këtë gënjeshtër, unë do ta mohojë atë”.

    Më tej ai pati edhe një porosi për kryeministrin kosovar.

    ”Mesazhi im drejtuar Hotit është: Ndaloni së foluri kotësi, ta themi gjërësisht – të përgojoni”.

    ”Unë nuk asgjë më shumë për t’ju thënë”, është shprehur ai në një njoftim për shtyp në orët e vona të kësaj të mërkure,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!