×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Serbia do të ndërmarrë kundërmasa për atë që po bën Prishtina

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 21:40

    Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq deklaroi sot se në takimin e ardhshëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të bisedohet ‘seriozisht” për kundërmasat ndaj autoriteteve të Kosovës.


    “Do të kemi një bisedë serioze rreth kundërmasave për atë që po bën Prishtina, por të gjitha vendimet do t’i marrim duke pasur parasysh qëndrimin e serbëve nga Kosova “, tha Gjuriq për mediat serbe.

    Gjuriq tha se “çfarëdo qoftë”, vendimi “do të jetë racional” dhe i marrë në mënyrën “që të jetë më i miri për Serbinë dhe të dëmtojë Prishtinën”, ka deklaruar ai, transmeton kp.

    Duke folur për seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën që do të mbahet të hënën, ai tha se ky është vendi i duhur për të diskutuar “çështjen kombëtare numër një” dhe se presidenti i Serbisë do të paraqesë një “pamje të detajuar të situatës aktuale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!