×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit merr vendim për rastin e Shkuri Bujës

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 10:42

    Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka zbutur dënimin ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja.


    Buja në shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për rastin e njohur si “Feronikeli”. Në këtë rast janë përfshirë dhe tetë persona tjerë. Buja akuzohej për marrje ryshfeti dhe ushtrim detyre.

    Gjykata e Apelit e ka zbutur dënimin e Bujës, duke e dënuar me një vit burgim dhe dënim plotësues të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose në shërbimin publik prej dy vjetëve. Dënimi plotësues fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burg, siç është thënë nga Apeli.

    Apeli e ka gjetur Shukri Bujën fajtor vetëm për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” .

    “Për veprat penale nga pikat I, I.1, I.2, I.3, I.4 dhe III të pjesës dënuese ndaj të akuzuarve Sh.B. , H.G. dhe B.R. lidhur me veprën penale nga pika I e pjesës liruese ndaj të akuzuarës M.S., aktakuza është refuzuar, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit të ndjekjes penale. Ndërsa pjesa që ka të bëjë më pikën II të pjesës dënuese (Pika II.4 e aktakuzës), ndaj të akuzuarve H.V. dhe E.R., aktgjykimi është prishur dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje. Në çështjet tjera aktgjykimi ka ngelur i pa ndryshuar”, thuhet nga Apeli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!