Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave të gjyqtareve dhe prokurorëve.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
Ky vendim erdhi pasi që Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka dërguar në gjykatë vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Gjykata me datën 02.12.2022, ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozuesës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses”, thuhet në vendim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.