Gjykata Kushtetuese e Kosovë ka nënshkruar kontratë për blerje të telefonave për gjyqtarët e saj.
Kushtetuesja do të shpenzojë 6 mijë 490 euro për blerjen e 10 telefonave mobil, që i bije 650 euro për secilin.
Kështu të paktën parashihet në kontratën e nënshkruar nga Gjykata të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.
Për blerjen e këtyre telefonave, zyra e Prokurimit në Gjykatën Kushtetuese ka shpall fitues kompaninë “Ero Gruop” në tenderin e quajtur “furnizim me aparate telefoni (smartphone)”, raporton lajmi.net.
Sipas të dhënave të nxjerrura nga interneti, telefonat që ka porositur Gjykata Kushtetuese, janë të tipi Iphone 8, me Dimension w x 67.3 x 7.3 mm (5.45 x 2.65 x 0.29 in)
Siç thuhet në kontratë, pajisjet duhet të jenë me 1 vit garancion me fletegarancion, po ashtu aparatet (smartphone) duhet të jenë identikë me specifikat teknike si në dosje të tenderit, aparatet duhet të jenë të reja, të papërdorura.