×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr një vendim për pronarin e “BAU Market”, i dyshuar për ryshfet në rastin “Brezovica”

    Reporteri
    07 Tetor 2022 | 17:25
    Bajram Gashani, pronar i "BAU Holding"

    Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, i ka caktuar një masë të sigurisë, në kohëzgjatje për 1 muaj, biznesmenit Bajram Gashani, i dyshuar për ryshfet në rastin e njohur si “Brezovica”.

    Gashani dyshohet për dhënie të ryshfetit, dhe u kap të mërkurën, pasi qëndroi për disa javë në arrati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Atij si masë e sigurisë nga Gjykata i caktohet urdhëruar ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    “Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”.

    Megjithatë, Gjykata e ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj pronarit të “BAU Holding” dhe “BAU Market” që është edhe një nga të akuzuarit për shpëlarjeje të parave në rastin e njohur “Toka 2”. 

    “Caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit si një ndër masat më të rënda ligjore për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimit normal të procedurës penale, është i pa bazuar në dispozitat e nenit 187 të KPPK-së, dhe se edhe me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar, në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurit në procedurë dhe rrjedha normale e zhvillimit të procedurës penale”, njofton Gjykata. /Reporteri.net/.

    I dyshuar për ryshfet, deri dje në arrati për rastin “Brezovica” – biznesmeni Gashani akuzohet edhe në rastin “Toka 2”, për “shpërlarje të parave”

    Njoftimi i i plotë i gjykatës:

    Caktohet Masë e sigurisë ndaj B.G.,i dyshuar për rastin “Brezovica”.

    Ferizaj, 7 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër të pandehurit B.G., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 KPRK-së, veprën penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

    Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi propozimin e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, vlerësoi gjendjen e fakteve dhe provave të grumbulluara deri në këtë fazë të procedurës dhe konstatoi se ekzsiton dyshimi i bazuar se i pandehuri të ketë kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

    Bindje e gjyqtarit të procedurës paraprake bazuar në provat që janë siguruar në këtë fazë të procedurës është se: caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit si një ndër masat më të rënda ligjore për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimit normal të procedurës penale, është i pa bazuar në dispozitat e nenit 187 të KPPK-së, dhe se edhe me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar, në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurit në procedurë dhe rrjedha normale e zhvillimit të procedurës penale.

    Andaj, nga te thënat më lartë, të pandehurir B.G., i caktohet masë e sigurisë me të cilën i’u është urdhëruar ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Aksioni “Brezovica”, Prokuroria tregon se në shtëpinë e biznesmenit të bastisur u gjet një armë dhe disa fishekë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!