×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni “Brezovica”, Prokuroria tregon se në shtëpinë e biznesmenit të bastisur u gjet një armë dhe disa fishekë

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 18:15
    Bajram Gashani, pronar i "BAU Holding"

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me detaje të tjera për aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht 8 lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.

    Në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    Në mesin e të bastisurave është Bajram Gashani, pronari i kompanisë “BAU Holding”, por se nuk u tregua nëse u arrestua.

    Ai po dyshohet se është i përfshirë në këtë aferë, teksa Prokuroria gjatë kontrollit te i dyshuari, ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar: “Një revole me nr serik 54A 040356; 9 fishekë te cal; 45 mm Dy karikator te revoles; Nje kallf i revoles”.

    “Armë, certifikata pronësie, telefona, laptopa, vula…” – krejt çka u sekuestrua nga aksioni “Brezovica 6”

    Policia bastis shtëpinë dhe objektet e pronarit të “Bau Holding”, dyshohet për dhënie ryshfeti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!