I riu nga nga Deçani, Musa Lekaj ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan Reporteri.net.
Lekaj ka thënë se me datën 18 të këtij muaji duhet të paraqitet për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndonëse në periudhën e luftës ai ishte vetëm 6 muajsh.
“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar ai Lekaj.
Gjatë vitit të kaluar, një ftesë e tillë i kishte ardhur edhe një personi i cili në kohë lufte ishte vetëm 8 vjeç. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.