Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që Tomor Morinën të mos e ekstradojë në Serbi.
Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase me urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia.
Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe në vazhdimësi që ta ekstradonin në Serbi.
Mirëpo, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, sot ka marrë vendim që Morina të mos ekstradohet në Serbi.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimi e Gjykatës Supreme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.