Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është shprehur se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lënë në duar të katër avokatëve ndërkombëtar, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se mbrojtja e UCK-së nuk duhet t’i lihet të bëhet dikujt që paguhet me miliona.
“Na e kemi një avokat që ka mirë marrë do miliona, ky e mbron UCK. Gabim është me ja lënë mbrojtjen e UÇK-së avokatit me pare”, tha ai në RTK.
Konjufca e ka kritikuar qeverinë e Kosovës se nuk po sillet si spektatore në këto kohë të vështira për vendin.
“Kjo qeveri është spektatore jo bash bash i indinjuar. Kështiu do ta definoja spektator joi shumë i indinjuar. Dmth nuk na u ka prish qefi fort dhe një far Xhejmsi duhet me mbrojtë UÇK-në”, tha Konjufca.
Ai gjithashtu është shprehur se askush nuk duhet t’i gëzohet arrestimeve të Gjykatës Speciale
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.