×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 16:48

    Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi”.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 14:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!