Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari që ka lidhje me Zvicrën. Këtë herë një shofer ka goditur dhe ka plagosur dy persona.
Skena shqetësuese është incizuar nga kamerat: derisa dy viktimat po ecin në rrugë, ata përplasen nga një makinë.
Agron Borovci, zëdhënës i policisë në Prishtinë, ka konfirmuar për “Blick” se hetimet po zhvillohen për tentim-vrasje.
Gjithashtu ai ka thënë se makina është Audi me targa të huaja. Sipas hulumtimit të Blick, targat e veturës janë të kantonit të Fribourgut.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të së hënës. Vendi i aksidentit është në rrugën Dervish Çollaku mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Sipas zëdhënësit të policisë Borovci, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.