×
  • Lajme
  • Lajme

    Gonxhe Çaushi: Me emërimin e Adriana Hoxhiq ministre i bëhet veç dëm Mitrovicës dhe Kosovës

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 17:28

    Kandidatja e PDK-së për të paren e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka reaguar për emërimit të Adriana Hoxhiq si ministre në MAPL.


    Përmes një postimi në Facebook, Çaushi ka thënë se Hoxhiq më parë është rreshtuar krah Listës Serbe, shkruan Reporeri.net

    Sipas Çaushit, Hoxhiq e ka penguar edhe kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri të vendit dhe sipas saj me këtë emërim, i bëhet veç dëm Mitrovicës dhe Kosovës.

    Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:

    Adriana Hoxhiq qenka emëruar sot nga Kryeministri Ramush Haradinaj si Ministre në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Zonja në fjalë në dekadën e fundit është rreshtuar si përkrahëse e Listës Serbe dhe bashkërisht kanë punuar në pengimin e kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre dhe rindërtimin e shtëpive të djegura. Me këtë emërim, i bëhet veç dëm Mitrovicës dhe Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!