×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitet PTK-ja në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 20:34

    Objekti i PTK-së në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinës është grabitur të enjten në mbrëmje, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar.

    “Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin, dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

    Mësohet se Policia ndodhet ende në vend të ngjarjes.

    Pak më herët, mbrëmjen e sotme, një tjetër grabitje u krye në Lakrishte, brenda një institucioni mikrofinanciar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!