Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës.
Mësohet se grabitësit kanë ikur në drejtim të Matiqanit, kurse punëtorët e marketit janë terrorizuar.
Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se dyshohet se grabitja ka ndodhur nga tre persona.
“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.” tha Borovci.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.