×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, vidhen një sasi e parave

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 9:28

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një pikë derivatesh në lagjen Veternik në Prishtinë.


    Rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës), ka arrit të marrë një sasi të parave dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit. Personit të dyshuar policia i ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të parave, dy telefona, një çantë etj”, ka thënë Ahmeti.

    Më tej, ajo njofton se lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuari.

    “Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!