Një mjet që po transportonte para tek “Albi Mall” ka qenë cak i një grabitje të armatosur sot në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:27 para qendrës tregtare, me ç’rast ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, katër persona të artamosur me armë të gjata dhe të maskuar e kanë sulmuar furgonin e një kompanie që ishte duke transportuar para.
Gazeta online Reporteri.net, nga burime të veta brenda organeve të rendit merr vesh se personi i plagosur është transportuesi 42 vjeçar nga Vushtrria.
Ai ka marrë plagë në pjesën e shpinës me dy plumba.
Policia poashtu ka gjetur të djegur veturën që dyshohet se u përdor nga gabitësit, e tipit “Pick Up” i bardhë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.