×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Më 27 qershor Kosova dhe Serbia takohen në Washington për dialogun

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 18:48

    I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    “Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun”, ka shkruar Grenell në Twitter, shkruan Reporteri.net.

    “Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni.
    Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!