×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Në takimin e 10 korrikut duhet të përfundojë çështja e liberalizimit për kosovarët

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 9:21

    I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për takimin e 10 korrikut ku përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, derisa ka thënë se SHBA ofron mbështetjen totale, shkruan Reporteri.


    Grenell është shprehur i lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë.

    “Jemi të lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë totale dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre”, shkroi Grenell në Twitter.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1280707571813249024?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280707571813249024%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

    Tutje, Grenell shton se SHBA shpreson që çështja e liberalizimit të vizave do të përfundojnë në këtë takim.

     

    “Ne shpresojmë çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej përfaqësuesi i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

    Kujtojmë se 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Nikoqir i takimit të Brukselit do të jetë shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!