Shqiptar Demaçi, djalë i veprimtarit Adem Demaçi, ka njoftuar se nënë e tij, Xhemajlije Hoxha Demaçi, ka vdekur sot pasdite si shkak i pasojave të Covid-19.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasditë nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12: 30 në varrezat e Lagjes Arberia (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja”, ka shkruar ai.
Xhemajlije Hoxha Demaçi kishte 79 vjeç. Ndërsa, me ishte fillimi i viteve ’60-ta, kur Adem Demaçi, u martua me Xhemajlie Hoxhën.
Por disa vjet pas martesës dhe lindjes së dy fëmijëve, Abetares dhe Shqiptarit, Demaçi arrestohet nga shteti i atëhershëm jugosllav.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.