×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e Navalnyt, nis rezistencën: Nuk i mjaftoi vrasja, Putin ka marrë peng trupin e bashkëshortit tim

    Reporteri
    24 Shkurt 2024 | 14:56

    Yulia Navalnaya u zotua të vazhdojë luftën e të shoqit kundër një regjimi të korruptuar, siç e quante ai, e ka nisur rezistencën e saj.

    Bashkëshortja e kryeopozitarit rus, të shuar në mënyrë të mistershme në një burg të rrethit Arktik ku mbahej në kushte cnjerëzore, e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për mosdorëzimin e turpit të tij, të cilin familjarët e kërkojnë me ngulm.

    “Kanë kaluar nëntë ditë që kur Putini vrau tim shoq.. Por me sa duket vrasja nuk ishte e mjaftueshme: Tani ai i ka marrë peng trupin, ndërsa nënën e tij e poshtëron duke e detyruar të pranojë një varrim të fshete e të heshtur”, tha ajo.

    Në deklaratën e saj, ajo e vazhdoi edhe më tej sulmin e drejtpërdrejtë ndaj liderit rus.

    “Putinit i pëlqen të shfaqet si një i krishterë i devotshëm. Ne e dinim që besimi i tij ishte i rremë, por tani po e shohim këtë më qartë se kurrë. Besimi nuk është të puthësh një ikonë. Besimi është mirësi, mëshirë dhe shpëtim. Asnjë i krishterë nuk do ta bënte kurrë atë që ai po bën me trupin e Alexeit”, shtoi ajo.

    Ish-zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, pohoi më herët se zyrtarët nga Komiteti Hetues i Rusisë i dhanë një ultimatum nënës së tij që ajo të pajtohej për varrimin e tij të menhëhershëm pa një ceremoni publike, ose ata do ta varrosnin në hapësirën e burgut në Arktik ku ai vdiq mbi një javë më parë.

    Nëse nëna e Navalnyt nuk do të pajtohej brenda tri orësh, tha zëdhënësja, zyrtarët kishin insistuar se do ta varrosnin ata në burgun e njohur si “Ujku i Arktikut”. Lyudmila Navalnaya, refuzoi të negocionte me Komitetin Hetues, duke thënë se ky institucion nuk është i autorizuar që të vendosë se ku dhe si djali i saj do të varroset.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!