×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunohet një burrë në Fushë Kosovë, gruaja e bëri për spital duke e rrahur me kabllo

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 9:58

    Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës. Aty bashkëshortja raportohet se ka rrahur burrin e saj me kabllo.


    Deri te kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit.

    I njëjti thuhet se ka marrë trajtim mjekësor.

    Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa, sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!