×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Peja që vuan me kancer, e kalon dhimbjen e saj dhe dhuron 50 euro për Shqipërinë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 23:24

    Tërmeti që deri tani ka marrë jetën e 24 personave, ka prekur të gjithë. Kosovarët po e ndjejnë si në lëkurë të tyre, dhe menjëherë kanë nisur ndihma të mëdha për bashkëkombasit e tyre.


    Fushata të ndryshme janë nisur ditën e sotme, por gatishmëria e një gruaje nga Peja që vuan nga kanceri, bëri të gjithë me lotë, transmeton Reporteri.net.

    Xhyljeta nga Peja ka thirrur për të dhuruar para, dhe ka treguar se vuan nga kanceri. Ajo theksoi se dëshiron të ndihmojë shqiptarët.

    “Alo mirëmbrama. Jam Xhyljeta nga Peja. Për këtë rastin në Shqipëri që ka ndodhë. Unë jam e smutë prej kancerit, dëshiroj 50 euro me i dhuru”, ka thënë ajo në Klan Kosova dhe ka shpërthyer në vaj.

    Pas këtyre fjalëve, moderatori dhe të gjithë në studio shpërthyen në vaj, dhe falenderuan më pas gruan për këtë gjest./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!