Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca konstituive me pikën e mbetur të rendit të ditës atë të zgjedhjes së pesë nënkryetarëve, mes paqartësive nëse do të përmbyllet konstituimi i organit ligjvënës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se meqë nuk ka dakordim për votim në pako të nënkryetarëve, atëherë votimi do të bëhet veç e veç.

VV-ja tha se është e gatshme të vazhdojë me votimin veç e veç meqë nuk ka dakordim për votimin në pako. Këtë e tha shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci.

Reklamë

Por kjo mënyrë e votimit u kundërshtua nga PDK, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Deputeti Përparim Gurda tha se ky është mekanizëm i VV-së për ta bllokuar konsituimin.

“Nëse na garantoni se do ta themeloni Kuvendin sot, ne pranojmë çdo formë votimi. Nëse mekanizmi i ndërrimit të votimit për me e blloku Kuvendin, ne nuk e pranojmë. Ne nuk e pranojmë ndryshimin”. tha ai. /Reporteri.net/