×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda: VV’ja me këmbëngulje të pakuptimtë po bllokon konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 21:29

    Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se është Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila me këmbëngulje të pakuptimtë po bllokon këtë proces.

    Sipas tij, VV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit.

    “Gjasat janë që të ndodh e njëjta, sepse siç e shihni, partia që është fituese relative e zgjedhjeve nuk do që ta konstituojë, dhe nuk do që të sillet në mënyrë kushtetuese dhe ligjore, por do që me një këmbëngulje të pakuptimtë ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit, dhe ne nuk duam që të vendosemi në një pozicion ku na imponohet një mënyrë e votimit”, u shpreh Gruda në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!