×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi Parlamentar i PDK-së mblidhet pasdite, kjo është tema për të cilën pritet të diskutojnë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 11:33

    Sot pasdite mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së, ku pritet të diskutojnë për seancën e radhës që do të mbahet të premten.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Ariana Musliu-Shoshi deputete e PDK-së.

    “Po pasdite do të mblidhet grupi parlametnar i PDK-së, do të diskutojmë për seancën e radhës, konkretisht për formimin e komisioneve parlamentare”, tha ajo.

    E pyetur nëse në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për çështjen e presidentit, ajo e ka mohuar këtë.

    “Jo, nuk do të flitet për presidentin, do të diskutojmë për formimin e komisioneve parlamentare”, tha ajo.

    Ndryshe, dje Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që të premten të mbahet seancë plenare ku do të shqyrtohet propozimi i Kryesisë për themelimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

    Po të premten nuk përjashtohet mundësia që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, pasi tash LDK ka marrë vendim se do të qëndrojë në sallë dhe do të marrë pjesë në votim.

    Lëvizja Vetëvendosje do i marrë shtatë komisione legjislaturën e tetë, PDK 2, LDK 2 nga gjithsej 14 sa janë në tërësi.

    grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq shtatë komisione: Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërrmarrësi, Komisionin për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisionin për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media, si dhe Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

    Dy komisione do t’i drejtojë Grupi Parlamentar i PDK-së: Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq do të udhëheq Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

    GP i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheq Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Grupi Parlamentar i Listës Serbe Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, ndërsa Grupi Parlamentar 6 Plus do të udhëheq Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!