×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    Grupi Parlamentar i VV-së thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 7:59

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.

    Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku menjëherë pas një ore do të mbahet dhe seancë e jashtëzakonshme lidhur me bisedat e shefes së GP-së të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.

    Në këtë seancë do të diskutohet për komunikimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila me përgjegjësin e sulmit terrorist të Banjskës në shtator të vitit të kaluar.

    Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës e mbështetur edhe nga dy partitë e tjera opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me komunikimet e saj me Radoiçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!