×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati me probleme shëndetësore, sot kishte një termin për operacion

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:05

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është paraqitur para para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Në paraqitjen e tij të parë publike para Gjykatës së Hagës, avokati mbrojtës i Gucatit ka kërkuar që Gucati të lirohet duke përmendur ndër të tjera edhe problemet e tij shëndetësore, shkruan Reporteri.

    Avokati mbrojtës ka thënë se Gucati nuk është me shëndet të mirë, se vuan nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut dhe ka probleme edhe me lëvizshmërinë.

    Ndër të tjera ai ka përmendur se Gucati për sot ka pasur një termin për operim për shkak të problemeve me lëvizshmërinë.

    “Ai nuk është me shëndet të mirë, vuan nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut. Ai ka probleme edhe me lëvizshmërinë.

    “Sot kishte një termin në Prishtinë  për një operacion për të zgjidhur problemet e lëvizshmërisë.  Ai vuan edhe nga astma dhe për 13 vjet e gjysmë si sekretar në një shkollë në Skenderaj, ka lidhje të forta komunitare në atë zonë”, u shpreh ai./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/382962352717088/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!