×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn me propozim të ri për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 8:23

    Në një takim me një grup gazetarësh në Bruksel, komisari i Zgjerimit, Johanes Hahn, pos arritjeve në procesin e zgjerimit dhe pritjeve nga takimi i Këshillit javën që vjen, ka folur edhe për situatën në rajon dhe për pritjet nga Kosova pas zgjedhjeve të fundit.


    Hahn më së shpeshti ka përmendur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe hezitimin e disa vendeve të BE-së që të aprovojnë vendimet pozitive për zgjerim, që nuk ka ndikim të mirë në rajon, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Ai si elemente që kanë ndikuar jo mirë në rajon ka përmendur dështimin që të merrej më herët vendimi për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pastaj vendimin e Qeverisë së Kosovës për tarifat për importin e mallrave nga Serbia, dështimin e forcave politike në Bosnjë-Hercegovinë që të formojnë Qeverinë, dhe e gjithë kjo, sipas tij, ka bërë që në rajon vitin e kaluar dhe këtë vit të humbet një moment i duhur për kthesa.

    Hahn ka thënë se ka “pritje të mëdha pas zgjedhjeve në Kosovë”, duke bërë thirrje edhe një herë që të hiqen tarifat ndaj Serbisë.

    “Kam pritje të mëdha pas zgjedhjeve në Kosovë. Heqja e tarifave të padrejta është e domosdoshme sa më parë në mënyrë që të vazhdojë dialogu. Përfaqësuesi i ardhshëm i lartë, Josep Borrel, ka thënë se do ta vizitojë Kosovën menjëherë sapo të nisë mandati i tij dhe se është i gatshëm për këtë duke u angazhuar në gjetjen e një zgjidhjeje”, ka thënë Hahn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!