×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn thirrje Kosovës: Hiqeni taksën, dialogu duhet të vazhdojë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 13:55

    Johanes Hahn ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun.


    Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johanes Hahn ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun.

    Në fjalimin e tij në kuadër të prezantimit të Raportit të Progresit për Zgjerimin, ai ka përsëritur thirrjen që Kosova ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

    ”Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë negociatat”, tha Hahn.

    ”Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen”, shtoi ai.

    ”Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, u shpreh Hahn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!