Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar udhëzim administrativ për kriteret teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe kapicë të karburanteve të ripërtritshme të naftës dhe pastrimit të rezervuarëve.
“Përmes këtij udhëzimi administrativ përcaktohen kriteret teknike-teknologjike për subjektet që merren me import, deponim, shitje me shumicë, ose me pakicë të karburanteve të naftës dhe atyre të ripërtëritshme dhe import të lëndës së parë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës si dhe pastrimin e rezervuarve. Ky udhëzim administrativ hynë në fuqi 7 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.