Ditëve të fundit ka pasur disa raste të vjedhjeve të telefonave në Kosovës.
Tri raste janë raportuar vetëm gjatë ditës së djeshme, një në Pejë dhe dy në Prishtinë, shkruan Reporteri.
Gjatë ditës së djeshme një qytetar ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur derisa ishte duke ecur në këmbë, një person i panjohur, i cili lëvizte me biçikletë, ia kishte grabitur telefonin nga dora. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Pejë. Ankuesi ka raportuar se vlera e telefonit ishte 1 mijë e 100 euro.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Vjedhje të telefonave gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe Prishtinë.
Dy femra kanë raportuar në Policinë e Kosovës, se nën kërcënimin e thikave u janë grabitur telefonat celularë nga persona të panjohur.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i panjohur ia ka marrë telefonin duke e kërcënuar me mjet të mprehtë – thikë. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person nën kërcënim të mjetit të mprehtë – thikë i ka kërkuar para dhe telefonin dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.