Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm janë vjedhur dhe demoluar zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë.
Përmes një njoftimi në Facebook, BIK-u ka njoftuar se konisderohet se u janë marrë rreth 1 mijë e 86 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kryetari i KBI-së në Kamenicë Ferid ef. Dërmaku ka njoftuar se objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 Euro. Po ashtu, ata kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit”, thuhet në njoftim.
Poashtu theksohet se rasti është raportuar në Polici, teksa KBI në Kamenicë ka apeluar te institucionet e sigurisë që rasti të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre të dalin para drejtësisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.