×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat thyejnë një kishë në Gjakovë, vjedhin një objekt të shenjtë

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 10:22

    Prifti i kishës katolike në Gjakovë dje në mëngjes ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në kishë.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës.

    “Më datë 12.10.2020 rreth orës 08:30 nga përgjegjësi fetar, përkatësisht prifti i kishës katolike që gjendet në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, ka njoftuar policinë për një rast vjedhje. Njësitet policore i janë përgjigj rastit dhe sipas ankuesit por edhe shiqimit të vendit të ngjarjes vërehet se depërtimi brenda në kishë është kryer përmes derës kryesore duke e hapur me forcë atë, ndërsa përveç kutisë për mbledhjen e të hollave për bamirësi nga ku janë marrë një shumë e panjohur të hollash, është marrë edhe një objekt i shenjtë (sakrament)”, ka thënë për Reporteri.net Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

    Ai thotë se vlera e dëmit deri më tani është e panjohur ndërsa vepra penale është cilësuar si vjedhje e rëndë.

    Graishta thotë se njësitet e hetuesisë janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!