Një vjedhje ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në një argjendari në Shtime.
Mësohet se hajnat vodhën kasafortën e këtij biznesi, kap shifrën e mbi 30 mijë eurove.
Policia rajonale e Ferizajt e ka konfirmuar rastin.
“Ka ndodhur në orën 7:15 të mëngjesit. Është thyer muri përmbrapa e një argjendarie. Dyshohet se është marrë ari dhe një vlerë me para rreth 20 mijë euro (sipas pronarit)”, thotë policia.
Policia thotë se hetuesit e forenzikës janë në vendin e ngjarjes, duke shikuar kamerat, dhe po merren me rastin për verifikim.
Indeksonline ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.