×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat vjedhin tre viça në një stallë në Suharekë

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 11:01

    Një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur tre viça në stallën e tij në Suharekë, të premten rreth orës 4.

    Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. .

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur në stallën e tij i kanë vjedhur tre viça dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!