Banesa e dy femrave në Prishtinë ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur të premten, rreth orës 23:45.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në njoftim thuhet se një i dyshuar, i maskuar dhe me armë zjarri ka hyrë në banesën e tyre dhe nën kërcënimin e armës ua ka grabitur atyre disa stoli ari dhe dy orë dore.
Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.