Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka vjedhur një makinë në Prishtinë, me të cilën kishte shkuar në Mitrovicë.
Në raportin e policisë për këtë rast, thuhet se dje paradite, Policia në Mitrovice ka pranuar një informatë për një veturë te vjedhur në Prishtinë.
“Rreth orës 22:00, derisa një njësi policore kishte qene ne një pikë kontrolli në Mitrovicë, kishin vërejtur automjetin për te cilin ishte dhënë njoftimi se ishte i vjedhur në Prishtinë”.
Raportohet se zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar në urdhrin e policisë por kishte vazhduar me shpejtësi të madhe kështu që njësia policore ishte vënë në ndjekje të automjetit dhe pas një kohe kanë arritur që të ndalojnë automjetin në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
“Personi i dyshuar për vjedhjen e veturës është arrestuar, ndërsa vetura pas procedurave i është kthyer pronarit”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.