Ish-zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po akuzohen për krime lufte.
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, pasi i njëjti është tërhequr nga jeta politike.
Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte lënë anash politikën për të vazhduar jetën akademike.
Kuçi kishte thënë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.