









Neven Denadija, një politikan nga Republika Srpska, pretendon se ka hakuar serverin e Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-ve nga ku nxori më shumë se 400 foto, siç thotë ai eksluzive të marra nga NATO gjatë 78 ditëve të bombardimeve të Jugosllavisë më 1999, disa prej të cilave u përdorën nga qeveria amerikane për të treguar agresionin që po bëhej në Kosovë nga forcat serbe, transmeton Reporteri.net.
Denadija shpjegoi se në albumin që ai ka postuar në profilin e tij në Facebook ka rreth 440 foto, të cilat i nxori brenda pak ditësh nga serveri rezervë i faqes së vjetër të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve.
Sa i përket periudhës kohore, fotografitë u përkasin ditëve të para të bombardimeve deri në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe tërheqjen e ushtrisë serbe.
Fotografitë janë me përshkrime origjinale në gjuhën angleze, si dhe emrat autentikë të disa individëve në fotografi dhe fotografët vetë.
Në këtë koleksion mund të shihni fotografi të ish presidentit amerikan Bill Clinton, gjeneralit Wesley Clark, duke festuar 50 vjetorin e krijimit të aleancës së NATO-s, hyrjen e trupave amerikane në Kosovë dhe bisedimet me përfaqësuesit e ushtrisë ruse./Reporteri.net