×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Arrestimet janë dhuratë e atyre që kanë dredhur duar për ta votuar Specialen

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 19:59
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

    Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në OVL-UÇK, ku gjatë ditës së sotme u arrestuan krerët e kësaj organizate.


    Abazi ka thënë se për katër javë është duke qëndruar në Amerikë, derisa për zhvillimet që po ndodhin këtu i ka akuzua ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, shkruan Reporteri.

    Ndër të tjera Abazi ka përmendur presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të cilët ka thënë se janë “koka e së keqes”.

    “Ajo që është thënë mbrëmë në emisione është genjeshtër. Kam katër javë që jam në Amerikë dhe jo në Prishtinë. Pak ka rëndësi kjo por ajo që po ndodhë në Prishtinë me arrestimet është dhuratë e atyre që kanë dredhur duar për ta votuar gjykatën speciale dhe atyre që në mesnatë kanë dredhur duar për ta bërë qeverinë me Listën Srpska.

    Serbia ka futur kriminelët në institucionet e Kosovës ndërsa klani PRONTO-Prapashtica ka futur gjyaktën speciale në Kosovë bashkë me demarakcionin dhe asociacionin. Thaçi me Isën janë koka e së keqes, mos humbni kohë e as energji duke e kërkuar fajtorin gjetiu”, shkruan ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!