Deputeti Haki Abazi në ditën e sotme e ka përkujtuar epopenë e UÇK-së dhe e ka dhënë një ide në lidhje me financimin e mundshëm të familjes Jashari.
Deputeti që së fundmi ndau rrugët me Vetëvendosjen e kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar se shteti duhet të vendos “një shumë të përhershme vjetore prej 1 milionë eurosh”.
Por, ideja e tij është se çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, “një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari”.
Postimi i tij:
Në përkujtim të Familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK.
Shteti duhet të vendos një shumë të përhershme vjetore prej 1 Milion Euro dhe çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari. Në këtë formë ne e nderojmë familjen Jashari, zhvillohet programi apo programet dhe organizimet shtesë organizimit shtetror.
I përjetshëm kujtimi për heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.