Në kohën kur liderët e partive po heshtin rreth bisedimeve VV-LDK, fjalët unifikuese që duhet t’i thonë ata po i nxjerrin anëtarë më të thjeshtë të partisë.
Kësaj radhe, në vend të Albin Kurtit, si burrështetas që kërkon unifikim ka folur Haki Abazi, i sapoardhuri në parti.
Siç thotë Abazi, tani është koha për vendime dhe përgjegjësi të mëdha e jo për fjalë që, sipas Abazit, rëndojnë e vonojnë marrëveshjen.
“Është koha për vendime dhe përgjgjesi të mëdha dhe jo për deklarata e fjalë që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK. Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më pare”, ka shkruar Abazi.
Sidoqoftë, fjalët e Haki Abazit nuk duket se tregojnë qëndrimin e partisë, pasi VV-ja mbrëmë i refuzoi të gjitha pikat e ofertës së fundit të LDK-së./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.