×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi për Përparim Ramën: LDK-ja e bëri kryetar një të panjohur nga rruga

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 16:59

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, njëkohësisht deputet i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar raportimet e fundit se Blerand Stavilevci nga PDK do të emërohej nënkryetar i Prishtinës.

    Abazi, ka thënë se LDK-ja e ka bërë kryetar “një të panjohur” nga rruga, duke iu referuar Përparim Ramës. Sipas tij, po e njëjta ia dorëzoi PDK-së Prishtinës, ende pa e filluar qeverisjen lokale.

    “Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër”, ka shtuar Abazi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar se Blerand Stavilevci do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

    Ndërsa, Gazeta Online Reporteri.net, sipas burimeve të veta merr vesh se nënkryetar i Komunës së Prishtinës pritet të jetë Alban Zogaj.

    Përveç tij, pozitë të nënkryetarit do të mbajë edhe dikush tjetër, emri i të cilit do të varet nga marrëveshjet për bashkëqeverisje të kryeqytetit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!