Haki Rugova infektohet me COVID, nuk paraqitet në Gjykatë

Për herë të tretë ka dështuar seanca ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili akuzohet për konflikt interesi.


Kreu i Istogut ka treguar arsyen e mospjesëmarrjes në seancë, duke thënë se është infektuar me coronavirus.

“Jam me COVID i izoluar në shtëpi, me terapi intensive nën përkujdesje ditore të mjekëve”, ka deklaruar Rugova për Reporteri.net.

I pyetur si e ka gjendjen shëndetësore, ai ka thënë se është pak më mirë.

“Ka filluar një përmirësim gradual i gjendjes shëndetësore”, ka deklaruar Rugova.

Ndryshe, dy seancat e fundit ndaj Haki Rugovës kishin dështuar. Njëra që ishte caktuar më 22 janar të këtij viti kishte dështuar për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes, Ali Uka, të pandehurit Haki Rugova dhe mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha.