×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakohet profili në Facebook i koordinatorit nacional të Kosovës për siguri kibernetike

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 21:10

    Kordinatori Nacional të Kosovës për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ia kanë hakuar profilin në Facebook.


    Një postim i bërë në faqen në Facebook të Berishës, ata që kanë hakuar faqen kanë shkruar se kanë bërë këtë vetëm për të treguar se në duar të kujt ka mbetur siguria kibernetike në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi që është bërë në faqen e Berishës:

    MOS M’SHKRUNI MESAZHE SE JA KTHEJ FACEBOOKUN, AS QE JOM TU E KONTROLLU. VETEM VLERSONE JU SE NDOR TKUJT KA MET SIGURIA KIBERNETIKE.

    PERNDRYSHE, KOM RESPEKTE PER CDO KEND QE ESHTE NE LUFTE AMA NUK SHKON PSE KE LUFTU TASH MU BO MILIONER E 100 POSTE ME I MARR !

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Berisha që është edhe zv.ministër i Punëve të Brendshme por ai nuk e ka hapur telefonin. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!