Halil Kastrati sot ka vizituar vogëlushen nga Drenasi e cila ka pësuar djegie të shkallës së tretë në lëkurë, ku ka kërkuar ndihmë për shërimin e saj.
Kastrati me këtë rast bëri thirrje që të ndihmojnë gjithë ata që kanë mundësi.
Me këtë rast ai ka njoftuar se së bashku me disa donatorë ka arritur të grumbullojë 5 mijë euro për transportin e vogëlushes për në Turqi.
Shuma që nevojitet për trasnportimin e saj për shërim jashtë është 15 mijë e 500 euro.
Në ndërkohë një spital turk ka marrë përsiper shërimin e vogëlushës pa pagesë në bazë të një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.